Kurtit i asistojnë edhe vajza dhe vjehrra në fushatë

Aktuale

Kurtit i asistojnë edhe vajza dhe vjehrra në fushatë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 20:38
Foto nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot njërin prej organizimeve të saj elektorale në Suharekë.

Sikurse dje, Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rita.

Por këtë të diel kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje i ka pasur krahët edhe më të fortë.

Kanë qenë vajza e tij Lea dhe vjehrra e tij që e kanë shoqëruar atë derisa ka prezantuar programin e tij me të cilin synon ta qeverisë vendin.

E bija e tij është ngritur për ta nderuar himnin kombëtar shqiptar sikur të gjithë të pranishmit – veçse për këtë është dashur pak këmbëngulje nga e ëma dhe gjyshja që vinë nga Norvegjia.

Që ka qenë nëna e gruas së Kurtit në organizimin e sotëm është konfirmuar për Klan Kosova nga zyra për media e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat