Konjufca: Kemi bërë përvojë institucionale, jemi të gatshëm të udhëheqim me qeverisjen

Aktuale

Konjufca: Kemi bërë përvojë institucionale, jemi të gatshëm të udhëheqim me qeverisjen

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 21:26
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Glauk Konjufca ka thënë se tashmë janë të gatshëm të marrin qeverisjen në Kosovë.

Konjufca, në “Debat Plus”.  ka thënë se subjektet tjera të mëdha politike siç janë LDK, PDK dhe AAK kanë qenë së paku nga dy herë në pushtet nga viti 2001 dhe sipas tij secilës qytetarët ua dinë kapacitetet.

“Merreni zhvillimin ekonomik, papunësinë e varfërinë që janë kryesore për mirëqenien e njerëzve, këto parti nuk kanë ditur t’i prekin problemet kryesore. Ose nuk kanë ditur ose nuk kanë dashur, ta shpjegojnë këta”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se për shkak se subjektet qeverisëse nuk kanë mundur t’i zgjidhin këto problem, Kosovës i kanë ikur 17% e popullsisë.

“Le ta gjykojnë situatën ku jemi prej një perspektive perëndimore. Po të kesh në perëndim dështime të tilla prej vitit 2001, nuk vjen në shprehje të qeverisin të njëjtët, duhet ndryshuar”.

Kandidat për deputet nga Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti nuk ka qenë në qeverisje qendrore dhe ka ngritur shpresën e këtij populli.

“Kemi një program shumë të mirë për Kosovën që prek shumë mirë zhvillimin ekonomikë dhe mbrojtjen sociale. Ju e dini në çfarë gjendje punojnë punëtorët në Kosovë”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka krijuar edhe një përvojë shumë të mirë institucionale.

“Kjo na ka kompletuar dhe jemi të gatshëm të marrim qeverisjen në Kosovë dhe të drejtojmë vendin”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat