Konjufca: Ne jemi me Kombëtaren e Kosovës edhe kur ajo humb – Kombëtarja nuk është punë votash

Aktuale

Konjufca: Ne jemi me Kombëtaren e Kosovës edhe kur ajo humb – Kombëtarja nuk është punë votash

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 21:52
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Glauk Konjufca ka përmendur për herë të parë termin “Kombëtare e Kosovës”.

Konjufca, në “Debat Plus” ka thënë se populli ka qenë i alarmuar mos simbolet e reja shtetërore të Kosovës do të zëvendësonin simbolet kombëtare.

Ai ka thënë se për këtë arsye Vetëvendosje kishte pasur një reagim të fortë dhe ka mbështetur një Kombëtare në futboll.

“Vetëvendosje është e sigurt se krijimi i një kombi kosovar ka dështuar, dhe ne jemi të qetë më për këtë gjë”, tha ai.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se populli i Kosovës më së miri ka ditur të bëj dallimin mes flamurit kombëtarë dhe atij shtetërorë.

“Nuk ka kurrfarë problemi që të përfaqësohemi me flamurin e Kosovës”.

Konjufca ka thënë se nuk është e vërtet se kanë ndryshuar qëndrim ndaj “Kombëtares së Kosovës në Futboll”, për shkak të rezultateve që ka pasur kjo e fundit në fushat e blerta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat