Rugovizmi, Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre dhe Isa Mustafa, flet Kutim Shala

Aktuale

Rugovizmi, Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre dhe Isa Mustafa, flet Kutim Shala

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:39
Kujtim Shala

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke folur për kryetarin dhe kandidaten për kryeministre të kësaj partie, ka ka thënë se këto dy figura brenda LDK-së përfaqësojnë breza të ndryshëm, por edhe bëjnë lidhjen mes tyre.

“Kryetari i LDK-së [Isa Mustafa] dhe kandidatja jonë për kryeministre [Vjosa Osmani] janë përfaqësues të dy brezave dhe lidhen në pikën në të cilën lidhen brezat, ideologjikisht, kulturalisht dhe në përfaqësim”.

“Pas zgjedhjeve Osmani do të jetë kryeministre, do të thotë shefe e shtetit ndërsa kryetari do të vazhdojë punën në subjektin politik – ne kemi proceset tona dhe pas dy vjetësh kemi zgjedhjet lokale për të cilat duhet të punojmë seriozisht. Kryeministrja e Kosovës do të funksionojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërsa subjekti politik është organizim tjetër”.

“Tani, a janë këto dy çështje kaq të ndara sa duket?! Unë besoj që jo, sepse qeveria e re e Kosovës do të ketë brenda saj qëndrimet e LDK-së dhe në këtë kuptim kryeministrja do të vazhdojë të përfaqësojë qëndrimet politike dhe themelore të LDK, qëndrimet identitare të saj. Jo vetëm pse është përfaqësuese e LDK-së por sepse me këto qëndrime është në garë”.

Ai tha se Osmani është kandidatja e LDK-së për kryeministre pasi ka ambicien, dëshirën dhe mbështetjen e LDK-së dhe se të qenit grua nuk ka qenë kriteri thelbësor, ndonëse konsideron se është në favor të tyre.

Shala gjithashtu diskutoi edhe për frymën rugoviane.

“Rugovizmi nuk është vetëm sjellje politike është edhe kulture. Për nga natyra, kultura duhet të mësohet të merret dhe njerëzit e LDK-së, jo vetëm përfaqësues por të gjithë ata që përkrahës përpiqen ta kultivojnë dhe ta manifestojnë atë”.

“Rugovizmi  është një nga paradigmat e LDK-së”.

“Është shenje ideologjike madje identitare e shtetit tonë – një shtet i pavarur, i hapur për të tjerët dhe i orientuar drejt BE-së, në miqësi të përhershme me SHBA-të. Sot duken shumë të thjeshta por që të vinim deri këtu është dashur punë, mund, sakrificë dhe vuajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat