Belegu: Sulmet e PDK-së tregues i panikut të tyre

Aktuale

Belegu: Sulmet e PDK-së tregues i panikut të tyre

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 00:14
Erolld Belegu

Nënkryetari i AAK-së dhe këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu ka reaguar ndaj lajmeve të fundit që po qarkullojnë nga media të PDK-së dhe sulmeve që po i bëhen atij.

Belegu ka thënë se këto lajme po vijnë pas panikut të PDK-së për humbje.

“Sulmet e fundit të PDK-së ndaj meje dhe kryeministrit Haradinaj, që përmes tyre kanë arritur deri tek mediumet serbe të kontrolluara nga Vuçiq, dëshmojnë se PDK është në panik të madh, pasi që e kanë kuptuar që këtë herë votuesi kosovar është mbushur mend dhe do ta ndëshkojë përfundimisht klanin Pronto, që tash e sa vite, bashkë me Vuçiq, janë kërcënuesit më të mëdhenj të shtetësisë së Kosovës. Fatmirësisht, këtë herë, as blerja e votave, as milionat e harxhuara në fushatë e as sulmet e ulëta ndaj oponentëve politikë nuk do t’i mjaftojnë PDK-së, e cila do të jetë humbësja më e madhe në këto zgjedhje”, ka shkruar Belegu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat