Frashër Krasniqi kapet me Glauk Konjufcën pasi e quajti “rrugaç e bandit” Dardan Molliqajn

Aktuale

Frashër Krasniqi kapet me Glauk Konjufcën pasi e quajti “rrugaç e bandit” Dardan Molliqajn

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 07:45
Frashër Krasniqi, Glauk Konjufca

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Frashër Krasniqi, i ka reaguar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufcës, i cili e quajti Dardan Molliqajn rrugaç e bandit pas publikimit të pamjeve të rrahjes me Haki Abazin.

Krasniqi në një postim në Facebook, e ka quajtur hipokrite deklaratën e Konjufcës, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se a duhet të largojë VV-ja nga lista Liburn Aliun dhe Rexhep Selimin, për sulmet e mëparshme fizike ndaj Muhamet Selmanit dhe një deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka theksuar se VV po fshihet nga debatet me Molliqajn, por ka thënë se ky i fundit nuk do të largohet nga lista zgjedhore.

Reagimi i Krasniqit:

Glauk Konjufca e quajti Dardan Molliqajn rrugaç e bandit dhe kërkoi largimin e tij nga lista e kandidimit. Çfarë hipokrizie!

- A duhet VV ta largojë nga lista Liburn Aliun që e kishte sulmuar fizikisht asambleistin Muhamet Selmani?!

- A duhet VV ta largojë nga lista Rexhep Selimin që e kishte sulmuar fizikisht një deputet të Kuvendit të Kosovës?!

Normalisht që përgjigjja e tyre është JO. Sepse hipokrizia e tyre është shumë e madhe.

Shumë mirë që doli videoja dhe tash vetë qytetarët mund t’i shohin gënjeshtrat dhe viktimizimet e paqëndrueshme të VV-së.

Sulmojnë. Ikin. Viktimizohen. Fshihen nga debatet. Vajtojnë. Kjo është stërkeqja e VV-së.

P.S.

E di që kishin pasë qejf me e largu Dardanin nga lista zgjedhore, sepse në hall janë s'un po dalin në debate . Paramendo kur ta kenë përballë edhe në Kuvend. Krejt të vërtetat në sy, si zakonisht. E di që ju pengon. Ma shumë se PDK-ja (me të cilën nuk po merren më).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat