Flet shoqëruesi i Molliqajt që u përfshi në rrahjen me Abazin

Aktuale

Flet shoqëruesi i Molliqajt që u përfshi në rrahjen me Abazin

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:12
Fatos Sahiti

Videoja e publikuar ka shpërfaqur të gjithë përleshjen fizike ndërmjet kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqajt nga AAK-PSD dhe Haki Abazit nga VV.

Në video shihet edhe ndërhyrja në përleshje e shoqëruesit të Molliqajt, Fatos Sahitit. Ai po priste jashtë studios ku po debatonin ashpër Dardan Molliqaj e Haki Abazi. Pasi ata dy dalin jashtë objekit dhe nis konflikti, aty ndërhyn edhe Fatos Sahiti.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Sahiti ka thënë se nuk ka çfarë të thotë. Ai e konsideron të mjaftueshme deklaratën e dhënë në polici pas incidentit.

“Unë e kam dhënë deklaratën në Polici. Videot kanë dalë. S’kam çka flas, s’kam çfarë deklaroj. Faleminderit shumë. Ditën e mirë!”, ka thënë Sahiti duke e mbyllur më pas telefonin.

Për publikimit të videos, menjëherë nisën akuzat ndërmjet zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Socialdemokarate. Për videon u deklaruan edhe Dardan Molliqaj e Haki Abazi, ndërsa zyrtari i PDK-së, Rexhep Hoti ndryshoi deklaratën e dhënë pas rrahjes.

Lëvizja Vetëvendosje bëri një reagim publik, duke bërë thirrje që të merren masa ndaj Dardan Molliqajt. Ndërkaq nuk ka ardhur ende një qëndrim zyrtar mbi pamjet nga Partia Socialdemokrate.

Përfaqësuesit e VV-së dhe PSD-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Rasti është duke u trajtuar nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat