Kabineti i Gjukanoviçit i përgjigjet patriarkut Irinej : S’kemi çka disktutojmë për Kosovën

Aktuale

Kabineti i Gjukanoviçit i përgjigjet patriarkut Irinej : S’kemi çka disktutojmë për Kosovën

Nga: F.B Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:17
Milo Gjukanoviq

Shërbimi për informim i presidentit malazez Milo Gjukanoviç ka kumtuar se se nuk do të komentoj deklaratën as pritjet e patriarkut Irinej rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Në mënyrë indirekt ky shërbim demantoi qëndrimet se Gjukanoviç përmes mitropolitit Amfilohije ka përshëndetur kreun e Kishës Ortodokse Serbe.

"Lidhur me pritjet e patriarkut Irinej rreth njohjes së Kosovës, nuk kemi çka të komentojmë. Mali i Zi udhëheq politikë të jashtme të pavarur, duke u nisur nga interesat e saj shtetërore edhe kombëtare, duke kontribuar sipas vlerësimeve të adresave evropiane edhe botërore dhe stabilitetit të regjionit ", ka kumtuar shërbimi i kabinetit Gjukanoviç përcjell "Vijesti".

Irinej të shtunën në Liturgjinë me rastin e 800 vjetorit të Kishës Ortodokse Autoqefale Serbe ka thënë se Gjukanoviç përmes mitropolitit e ka përshëndetur dhe i ka ardhur keq që nuk do jetë prezent në manifestim.

Në të njëjtën kohë theksoi se është i bindur se Gjukanoviç do tërheq njohjen e “shtetit të rrejshëm të Kosovës” dhe do të i kthehet vlerave reale.

Si theksuan nga kabineti i Gjukanoviç, shefi i kabineti u falënderuar për ftesën për pjesëmarrje në manifestim dhe ka njoftuar se Gjukanoviç është në Nju Jork. "Komunikim tjetër shtesë në lidhje me këtë nuk ka pasur ", thuhet në kumtesën e kabinetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat