Erëza Vela ia përmend kontributin negativ Dardan Molliqajt, e akuzon për tradhti

Aktuale

Erëza Vela ia përmend kontributin negativ Dardan Molliqajt, e akuzon për tradhti

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:28
Erëza Vela dhe Dardan Molliqaj

Gazetarja Erëza Vela thotë se kontributi i Dardan Molliqajt në politikë shtrihet në tri aktivitete.

Vela përmes një postimi në Facebook, thotë se, aktivitetet e Molliqajt janë; nxjerrja me dhunë nga vetura e një personi të pafajshëm, tradhtia ndaj Albin Kurtit dhe sulmi ndaj Haki Abazit.

“Koha e luftës, boksave e konstipacioneve tradhtare ka qenë para 20 vjetëve, ndaj Serbisë, e jo sot ndaj njani tjetrit. Tipi e ka gabu kohën dhe shënjestrën. E na si shoqni s’duhet me leju që me taksat tona një person i tillë me u pagu, aq më pak me marrë vendime për neve”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

I gjithe kontributi i Dardan Molliqaj ne politike shtrihet ne 3 aktivitete:

1. Nxjerrja me dhune nga vetura e nje personi totalisht te pafajshem

2. Tradhtia ndaj Albin Kurtit

3. Sulmi ndaj Haki Abazit, nga i cili doren ne zemer e hongri njo koxha te mire turive. E qe nese se kish pase me vete bodyguardin e armatosun me i dale ne ndihme, garant kish mbet qaty i palum.

Koha e luftes, boksave e konsipracioneve tradhtare ka qene para 20 vjeteve, ndaj Serbise, e jo sot ndaj njani tjetrit. Tipi e ka gabu kohen dhe shenjestren. E na si shoqni s’duhet me leju qe me taksat tona nje person i tille me u pagu, aq me pak me marre vendime per neve.

Sa per ilustrim, asnje prind s’kish dashte femiu i vet me u shoqnu me dikend qe ka sjellje te ngjajshme. Te gjitha restoranet e kafiterite mendohen dy here a me i lone tipat me kesi historie me hy brenda. Prandaj, shtrohet pyetja, kush me mend ne kry, e voton nje person me sjellje huligane!

Sjellja e tille duhet me u denu. E meqe sistemi i drejtesise eshte kerkah hic, ne e kemi mundesine me e denu me vote. Me 6 Tetor, mos e voto dajakun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat