PZAP gjobitë LDK-në me 14 mijë euro, arsyeja: Vjosa Osmani mori vajzat e veta në hapje të fushatës

Aktuale

PZAP gjobitë LDK-në me 14 mijë euro, arsyeja: Vjosa Osmani mori vajzat e veta në hapje të fushatës

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:26
Vjosa Osmani

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit zyrtarisht ka filluar më 25 shtator dhe sot është dita e gjashtë e kësaj fushate. Vetëm për këto gjashtë ditë, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) ka pranuar gjithsej 47 ankesa ndaj partive politike të cilat kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 6 tetorit 2019.

Mulë Desku, kryetar i sekretariatit në PZAP, ka thënë për Ballkani.info se natyra e ankesave në fushatë zgjedhore ka të bëjë me veendosjen e posterave në hapësira publike, përdorimin fëmijëve në fushatë, presioni ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, shfrytëzimi i pozitës publike me qëllim përfitimit të votave, përdorim i gjuhës së urrejtjes, vendosja e tavolinës me postera të kandidatëve në rrugë publike, vendosja e tendës me materiale propagandues në rrugë publike, shpërndarja e videove nëpër rrjete sociale dhe përdorim i fëmijëve në fushatë Zgjedhore.

10 nga numri i përgjithshëm i ankesave janë shqyrtuar dhe pranuar, me ç’rast PZAP ka shqiptuar gjoba ndaj disa partive politike.

Sipas Deskut, vlera e përgjithshme e këtyre gjobave arrin në 58 mijë e 700 euro.

Lista Serbe është gjobitut me 30 mijë euro për shkak të një spoti zgjedhor, përmbajtjen e të cilit PZAP e ka vlerësuar si cënimin të rendit kushtetues dhe thirrje në juridiksionin e një shteti tjetër, përkatësisht atë të Serbisë dhe si i tillë bën nxitje të urrejtjes për komunitetin shumicë në Kosovë.

Në spotin e publikuar nga Lista Serbe thuhet ‘Kur është vështirë, vetëm së bashku fitojmë, në mbrojtje të asaj që është e jona, kur thërret Serbia unë jap votën time’.

Me tri gjoba në vlerë 14 mijë e 100 euro u dënua Lidhja Demokratike e Kosovës për përdorimin i fëmijëve në fushatë (kandidatja e kësaj partie për Kryeministre, Vjosa Osmani, në ditën e hapjes së fushatës kishte marrë edhe vajzat e saj me vete), gjoba tjetër ishte për vendosjen e posterit të Osmanit pranë shkollës fillore ‘Mihal Grameno’ në Fushë Kosovë, e treta për postimin e fotografive të kreut të kësaj partie, Isa Mustafës me disa fëmijë.

Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 6 mijë e 100 euro. Me 6 mijë euro gjobë u ndëshkua edhe koalicioni AAK-PSD. Derisa, me 2 mijë e 500 euro u gjobitë koalicioni Nisma- AKR- PD.

“3 nga 47 ankesat që janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë refuzuar, ndërsa në procedurë të shqyrtimit janë edhe 34 ankesa të tjera”, thanë Desku për Ballkani.info.

Në bazë të vendimeve të këtij paneli, subjektet politike të dënuara duhet të paguajnë gjobat brenda afatit prej 15 ditëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat