Çfarë po kërkohet nga politikanët në lidhje me premtimet që po bëjnë?

Aktuale

Çfarë po kërkohet nga politikanët në lidhje me premtimet që po bëjnë?

Nga: M.H Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Kadri Veseli është zotuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, pensionistët nuk do paguajnë asnjë cent për barnat e tyre. Teksa ka vizituar njërën nga barnatoret në Prishtinë, Veseli takoi pensionistë, të cilëve përveç barnave pa pagesë, u premtoi edhe rritje të pensioneve për 80 për qind në katër vitet e ardhshme.

Pretendenti i PDK-së për kryeministër, premtoi se brenda tetë muajve të mandatit të tij, qytetarët e Kosovës do kenë edhe sigurimin shëndetësor.

Lidhur me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, tha që kjo mund të realizohet mirëpo nëse kemi vendosmëri tek a që premtojnë sepse Kosova këtë mundësi për të realizuar premtime ia jap. Duhanaj, më tej ceki edhe shkarkimet e zyrtarëve politik nga ana e Veselit duke e parë si një qasje në dobi të Kosovës.

“Për të realizuar progres, në Kosovë është mundësia reale. Por, për ta arritur ketë realitet, kërkohet vendosmëri, e mbi të gjitha vullnet politik për t'i ndryshua gjërat për t'mirë. Ne jemi mësuar të dëgjojmë, në vazhdimësi, vite me radhë. E sidomos gjatë fushatave parazgjedhore për shumë premtime. Por, pak nga ato janë mbajtur. E gjithë klasa politike ka qenë disi kush me pak e kush me shumë e arkëtuar me përgjegjësi.

Image
Leon Duhanaj

Koheve të fundit, është vërejtur një qasje pak me ndryshe në disa segmente. Qasje kjo që mund të sjellë edhe dobitë e veta. P.sh: z. Veseli, e ka dhënë një shembull me shkarkimin e disa zyrtarëve politik që ka një synim të bëj reforma qoftë në parti, qoftë në segmentet qeverisëse. Për një reformë të mirëfillt, besoj ka shumë kohë. Por për që mund të realizohen disa premtime pa asnjë problem, ketë e besoj. Nëse duan, mund t'u ofrojnë pensionistëve barna falas.

Mund t'u ofrojnë qytetarëve në përgjithësi sigurime shëndetësore e shumë e shumë gjëra tjera që nuk janë aq të komplikuara,por që kërkojnë vendosmëri dhe vullnet politik”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat