Çfarë ndodh me Kosovën nëse fiton Albin Kurti?

Aktuale

Çfarë ndodh me Kosovën nëse fiton Albin Kurti?

Nga: V.R Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:06
Albin Kurti

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Liri Loshi, konsideron që në rast se LDK-ja del e para, siç shprehët ai, kapësit e shtetit shkojnë por kthehen prapë. E kjo nuk ndodh nëse fiton Albin Kurti, gjegjësisht Vetëvendosje.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje del i pari, kapësit e shtetit shkojnë e nuk kthehen më.

Postimi plotë:

Një mik imi nga LDK më pyeti pse po merrem me LDK-në e fare pak më PDK-në. Thjesht, për faktin se nuk kam kohë të merrëm me ata që po shkojnë, i thashë. Unë punoj që Vetëvendosje të dalë e para dhe LDK e dyta. Nëse LDK del e para, kapësit e shtetit shkojnë, por kthehen prapë. Nëse Vetvendosje del e para, ata shkojnë dhe nuk kthehen më. Kjo është arsyeja pse vota duhet masivisht të shkojë për Albin Kurtin dhe Vetvendosjen, pavarësisht se Vjosa Osmani është vërtet e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat