Milaim Zeka ka një thirrje për Policinë: Njëra nga kandidatet për deputete kërcënohet me familje

Aktuale

Milaim Zeka ka një thirrje për Policinë: Njëra nga kandidatet për deputete kërcënohet me familje

Nga: N.H Më: 30 shtator 2019 Në ora: 18:18
Milaim Zeka

Kandidati për kryeministër, dhe njëherit themelues i PEK-ut, Milaim Zeka, ka bërë një thirrje për Policinë e Kosovës.

Kjo thirrje vije, pasi njëra nga kandidatet për deputete nga radhët e PEK-ut, është kërcënuar me familje, nëse nuk tërhiqet nga PEK-u dhe nëse nuk i fshinë të gjitha postimet nga llogaria e saj.

Ja shkrimi i Zekës:

Thirreje per policine e Kosoves

Njoftim per ambasadate e huaja ne Kosove

Deputetete e Partise Euroatlantike te Kosoves jane vene perpara nje presioni dhe shatazhi te madh. Sot, njera nda deputetete femra eshte kercenuar me familje, “nese nuk terhiqet nga PEK dhe nese nuk i fshine te gjitha postimet nga fb i saje”!
Rasti eshte paraqitur sot ne polici. Organet e drejtesise duhet ta zbulojne kete rast, ne menyre qe t ‘ u ikim spekulimeve dhe etiketimeve. Ne si Parti i kemi pistate tona te dyshimit, po do te heshtim deri ne momentin e mbylljes te hetimeve.

Partia Euroatlantike e Kosoves

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat