A ka Kryeministër rezervë koalicioni AAK-PSD nëse dorëhiqet sërish Haradinaj? Flet Shqipe Pantina!

Aktuale

A ka Kryeministër rezervë koalicioni AAK-PSD nëse dorëhiqet sërish Haradinaj? Flet Shqipe Pantina!

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:00
Shqipe Pantina

Kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD Shqipe Pantina, ka qenë e ftuar në emisionin “BlicZgjedhor” ku është deklaruar lidhur me programin qeverisës të këtij koalicioni dhe disa çështje tjera.

Pantina ka thënë se një ndër prioritetet kryesore të këtij koalicioni është mbyllja e çështjes së dialogut me Serbinë. Por, sipas saj angazhim do të ketë edhe në temat tjera, që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

E pyetur nëse ka kryeministër rezervë koalicioni AAK-PSD në rast se siç ka deklaruar kandidati për të parin e shteti Ramush Haradinaj, se do të dorëhiqet sërish nga ky funksion nëse ftohet nga Gjykata Speciale, Pantia ka mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur me bindje se nuk do të ketë vazhdimësi të procesit.

“Besoj se z. Haradinaj e ka dhënë dëshminë dhe ai është I bindur se nuk do të ketë vazhdimësi të këtij procesi. Mendoj se Gjykata Speciale që i dënon krimet e pretenduara të luftës në Kosovë nuk është nga më të drejtat. Ne kemi votuar kundër saj, megjithatë ajo tashmë është bërë dhe nuk mund të kundërshtohet.

Por, besoj që secili I ftuar në këtë gjykatë do të dëshmojë pafajësinë e tij ose të saj për luftën e drejtë të Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj e ka dëshmuar këtë dy herë”, tha ajo, ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat