Haradinaj: Kurti nuk është më i njëjti njeri, nuk besoj në Vetëvendosjen - Bota Sot
Haradinaj: Kurti nuk është më i njëjti njeri, nuk besoj në Vetëvendosjen

Aktuale

Haradinaj: Kurti nuk është më i njëjti njeri, nuk besoj në Vetëvendosjen

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 23:02
Ramush Haradinaj Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherit kandidat i koalicionit AAK-PSD, përveç “bllokut” dhënë PDK-së për koalicion paszgjedhor, ka lënë të kuptohet se njëjtë do të veprojë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj ka thënë se nuk i beson partisë së Albin Kurtit dhe këtij të fundit sidomos pas deklarimit se po dalin pro heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitet, për çka thotë se kjo parti dhe kreu i saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.

Sipas Haradinajt evoluimi i Kurtit është aq i shpejtë, vetëm për t’i fituar zgjedhjet, është i rrezikshëm.

“Sa i përket evoluimit të tyre në temat e interesit nacional, vetë evoluimi kaq i shpejtë, drastik apo zbritja e shkallëve kaq shpejt e zotit Kurti me qëllim të ardhjes në pushtet është enorm, nuk është më i njëjti njeri. Është rrezik kjo logjikë, nëse ky është trendi qysh ndryshojmë ne, atëherë është shumë më i shpejt se sa ajo çka lypë Kosova në raport me interesat nacionalë”, ka deklaruar Hardinaj në Rubikon, shkruan Reporteri.net.

Ai më tej ka thënë se Kurtit nuk i beson më në vendimmarrje, sidomos pas rastit të reciprocitetit.

“Kjo më ka qit në krejt tjetër terren. Nuk e di si mundesh me u bazu në këta. Nuk do të bëjë më veprime pa garanca paraprake. Kam besu që jem krejt të qëndrueshëm, por gjatë rrugës janë lëkund para kohe. Me t’u ligë ekipa 5 para 12-ve është problem”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...