Këta janë deputetët e LDK-së që i duhen Kuvendit të Kosovës, parashikojnë analistët - Bota Sot
Këta janë deputetët e LDK-së që i duhen Kuvendit të Kosovës, parashikojnë analistët

Aktuale

Këta janë deputetët e LDK-së që i duhen Kuvendit të Kosovës, parashikojnë analistët

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 23:26

Por cilët nga kandidatët e këtij subjekti janë më të duhurit për të përmbushur misionin prej një deputeti, në Zonën Zgjedhore, analisti Rrahman Paçarizi përmendi 20 emrat që sipas tij e meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Nuk e kam nis listën me Vjosa Osmanin. Renditja shpreh idenë time se si do duhej të ishin deputetët. Për mua i pari është Kujtim Shala, pastaj numër dy Muhamet Hamiti që ka përvojë diplomatike, Rexhep Gjergji një luftëtar politik guximtar që e kisha veçu për këtë. Numër katër për mua do të ishte Lirie Kajtazi, e numër pesë Vlora Dumoshi”.

Ndryshe nga Rrahman Paçarizi mendon Visar Azemi i cili tha se në këtë 20-ëshe, ai është bazuar në rëndësinë e secilit duke mos bërë ndasi, njofton Klan Kosova.

”Është vështirë me i selektu 20. Më shumë jambazuar tek personalitetet që i njoh unë dhe kam renditur 20 personat jo për nga rëndësia por s’kam dashur të bëjë ndonjë ndasi. E filloj nga Kujtim Shala, e mendoj se duhet të jetë në listën e LDK-së, e njoh Hotin, Abdixhiku meriton të jetë në ulësen e parlamentit. Pastaj zotrin Anton Quni. Lirie Kajtazi , pastaj kam shkua rme Besian Mustafa, Driton Selmanaj e po ashtu zotri Abrashi duhet të jetë pjesë e terrenit të LDK-së”.

Ndërkaq Valon Syla theksoi që Kujtim Shala është ai i cili do t’i printe listës së deputetëve të LDK-së për shkak të afërsisë së tij me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanit.

”Kujtim Shala do të jetë koncepti politik i kandidates së Vjosa Osmanit, i dyti Abdullah Hoti, përfaqësues tipik i Isa Mustafës. BesianMustafa në një mënyrë paraqet traditën në LDK, dhe një avancim të gjërave i cili duket i zëshëm dhe profesional me gjëra. Arban Abrashi dhe Arben Gashi janë dy të tjerët që i kam listuar nga deputetët e LDK-së. LDK nuk është sill në një mënyrë edhe fer. Në një mënyrë tregoi një lloj konstruktiviteti. Arben Gashi meriton të jetë në listën e parë të listës së LDK-së”.

Ismail Tasholli ka pohuar që për të ishte e vështirë të definonte 20-të emrat që sipas tij e meritojnë ulësen në Kuvendin e Kosovës, por ai listën e tij e nisi me Arban Abrashin, njofton Klan Kosova.

”Ka qenë e vështirë të definohet 20-ëshi. Nuk kam zgjedh me numra rendor sic janë në listë, por ato që më janë kujtu. Tek LDK e nis me Arban Abrashin, Besian Mustafa mendoj që është një djalë që i duhet politikës, pastaj është Kujtim Shala, e më pas Avdullah Hoti. Është Hykmete Bajrami dhe u pajtuam të gjithë se është eksperte e ekonomisë. Është Fisnik Gërguri, Ilir Tasholli, Driton Selmanaj”.

Për listën e LDK-së, foli edhe analisti Faton Abdullahu i cili tha se Hykmete Bajrami është njëra ndër kandidatet më të suksesshme për deputete nga ky subjekt.

”Kur po foli për kandidatë që i kam ndarë, por e di që kandidati është pjesë e një strukture. Edhe si analist duhet ta kem të qartë se pavarësisht individit ai duhet të jetë pjesë e një strukture. E konsideroj të sukssheshme Hykmete Bajramin është shumë e drejtpërdrejtë. Valon Murtezaj është intelektual që para kësaj nuk pat kalu. Është ekspresiv dhe është i mirë në të cilën nuk është i mirë LDK-ja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...