Gani Dreshaj e takon Ismet Beqirin, ia premton një post të madh në politikë!

Aktuale

Gani Dreshaj e takon Ismet Beqirin, ia premton një post të madh në politikë!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:34
Gani Dreshaj

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore, ndërkohë që kandidatët që synojnë të sigurojnë një ulëse për legjislaturen e re të Kuvendit vazhdojnë punën e tyre në terren.

Në kërkim të votave, sonte rastësisht u takuan dy kandidatët e partive të ndryshme, Gani Dreshaj i AAK-së si dhe Ismet Beqiri i LDK-së.

E kur jemi tek premtimet e tyre, paksa në humor Dreshaj i ka premtuar Beqirit se do të lobojë fuqishëm që ky i fundit të bëhet minister në qeverinë e re.

Shkrimi i tij i plotë:

Duke kërkuar vota e përkrahje në Prishtinë, e takova një “gjahtarë” të shquar për kapjen e votave, mikun tim Ismet Beqirin.

Pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, raportet tona mbesin të shkëlqyeshme.

I premtova se do të loboj fuqishëm që të jetë ministër në qeverinë e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat