Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 07:11
Ilustrim

- Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung në partneritet me Demokraci Plus organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen e studentëve të rinj. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë Forumin FOL Hapur me temë “Çka pret Shoqëria Civile nga ish anëtarët e saj të inkuadruar në politikë”. (Zyrat e Lëvizjes FOL,   ora 10:00)

- Instituti EPIK  së bashku me ACIT, dhe me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “Integrim N'shqip”. (Hapësirat Shtëpisë së Evropës, përball Zyrës së BE-se, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi,  Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 11:00)

- Në 22 vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, ORCA dhe Admovere do të mblidhen te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit. (Shtepia e familjes Shoshi ne Velani, ish ndertesa e rektoratit te UP-se ne vitin 1997, sot rruga "1 Tetori", ora 12:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Kamenicës. (Palestra e Sporteve në Kamenicë, ora 15:30)

- NISMA Socialdemokrate mban tubim elektorale në komunën e Drenasit. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 16:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Gjilanit. (Palestra e Sporteve në Gjilan, ora 17:00)
 
- NISMA Socialdemokrate mban tubim elektorale në komunën e Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës në Lipjan, ora 18:00)

- NISMA Socialdemokrate mban tubim elektorale në komunën e Fushë Kosovës. (Salla e Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Vitisë. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 18:30)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim elektoral me qytetarët e Komunës së Ferizajt. (Restorant Ujvara në Ferizaj, ora 20:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat