Lajmet e rreme kërcënim, liderët të mos i përdorin për vota

Aktuale

Lajmet e rreme kërcënim, liderët të mos i përdorin për vota

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:53
Demokraci Plus

Fondacioni Konrad-Adenauer dhe Demokraci Plus (D+) kanë organizuar tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

Granit Tërnava, menaxher i programeve (KAS), tha se lajmet e rrema janë kërcenim i demokracisë dhe kjo është dëshmuar edhe në demokracitë më liberale në botë.

Ai ka kërkuar që lajmet e rreme të mos përdoren nga liderët për vota gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

“E rëndësishme që mediet mos të japin hapësirë për lajme të tilla. Jemi në fushatë prandaj edhe liderët të distancohen mos ta përdorin për vota. Politikanët duhet ta kuptojnë kushdo që fiton me lajmë të rreme, do e kenë më keq. Ju përket atyre t’i bojkotojnë mos t’i promovojnë ato, mos ti nxisin, mos t’i sponsorizojnë ato”.

“Janë disa mënyra se si ti zbulojnë ato. Janë të shumta lajmet e rrema, secili ka rënë pre, p.sh kemi besuar që Ëashingtoni ka prejardhje shqiptare. Shpresoj që në ditët e mbetura të fushatës të kemi sa më pak lajme të tilla” .

Leart Hoxha, kryetar i bordit te D+, prezantoi broshurën e bërë në bashkëpunim me KAS në të cilën tregohen format e shpërndarjes se lajmeve të rreme.

“…sa herë flitet për fake neës thuhet sikur na kanë hyrë minjtë në shtëpi. Puna është me e komplikuar se kjo. Menjëherë pas lufte në Kosovë, babai im sa herë ankohesha për një gënjeshtër, thoshte ku ka tym ka zjarr”.

“Kishte lexuar njëherë një lajm një fake news për mua, i qëllimshëm për qëllime të ndryshme politike ekonomike. Politikanët mund të gënjejnë. Jemi duke jetuar në një shoqëri ku nuk ka mendim. Në një anë e kemi lirinë e shprehjes në anën tjetër e kemi fake news”.

Ai tregoi shembullin për një vaksinë për të cilën duhet të merrnin fëmijët për shkak të mos lindnin me autizëm.

“Liria e mendimit dhe shprehjes janë të padiskutueshme mediet na duhen për të na mbrojt nga keqpërdorimet e pushteti”.

Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Drejtësia në Kosovë, theksoi se nëse në vitet e 70-ta njerëzit kanë ndërtuar bunker për tu mbrojt nga lufta sot ndërtojnë për tu mbrojtur nga lajmet e rreme.

“Sot nëse i ki lajmet e rreme mundesh me mbërri efektin. Në vitin 2013 ISIS-it ju ka dashtë me vra vetëm një njëri për me mbërri në krejt botën me përçuar frikën, me një viktimë kanë mbërri me na frikuar edhe neve me lajme të rreme. Një i vramë nuk frikon shumë, po i përçuar në krejt botën ngjallë frikë”.

“Bota përballet me atë se nga vijnë këto lajme. Në Kosovë kemi një sistem të rrezikshme të lajmeve të rreme, prej politikës grupeve të interesit. Në Kosovë çdo herë kur ka skandal e shohim një lajm të rreme që autoblindat kanë lëvizur në veri e në ndërkohë janë duke mbushur naftë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera në broshurë tregohet se identifikimi i lajmeve të rreme behët përmes emrit të autorit, origjina e publikimit, fotografia dhe video si dhe sponzorizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat