Shaka apo e vërtetë: PDK-ja ka gjasa të mëdha të fitoj në Graçanicë, Zubin Potok dhe Zveçan

Aktuale

Shaka apo e vërtetë: PDK-ja ka gjasa të mëdha të fitoj në Graçanicë, Zubin Potok dhe Zveçan

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:59
Kadri Veseli

Befasi për LDK-në do të ishte të mos dal e para në zgjedhje në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren, Besianë dhe Gjilan.

Kështu po vlerëosn analisti politik Arbër Gashi, i cili shton se, për PDK-në ka gjasa të mëdha të fitoj në Graçanicë, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas tij, AAK-ja ka gjasa që përveç Deçanit të fitoj Gjakovën dhe Therandën, kurse LVV-ja sipas tij, do të ishte befasi nëse e fiton Gjakovën dhe nëse e humb Mitrovicën.

“Prishtina, Ferizaj, Peja, Prizreni, Besiana dhe Gjilani do e votojnë masovikisht LDK-në dhe LVV-në. Në këto qytete, befasi do ishte nëse LDK nuk del e para në zgjedhje. PDK-ja, përpos në bastionet e saj, gjasat më të mëdha për fitore i ka në Graçanicë, Zubin Potok dhe Zveçan. AAK-ja, përpos në bastionin e saj, në Deçan, gjasa për rezultat të mirë ka në Gjakovë dhe Therandë. "Befasi" e këtyre zgjedhjeve do ishte fitorja e LVV-së në qytetin e Gjakovës dhe humbja e këtij subjekti në Mitrovicë”, shkruan Gashi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat