Veprimtarja shqiptare: Si mund të luftohet korrupsioni kështu?!

Aktuale

Veprimtarja shqiptare: Si mund të luftohet korrupsioni kështu?!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:12
Fatime Gjata

Veprimtarja shqiptare për kombin dhe shtetin, Fatime Gjata, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se si mund të gjurmohet korrupsioni kur vet është prokuror, vet gjykatës, vet i akuzuar, vet akuzues , vet mbrojtësi.

Ajo ka aluduar në ata që si kauzë dhe parim kryesor e kanë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Znj. Gjata për shumë vite punoi në shërbim të atdheut të saj dhe në Llap njihet si aktiviste e madhe për çështjen kombëtare.

Ka qenë e diferencuar në vitet 1981 dhe akuzohej si organizatore e demonstratave. Atë kohë punonte si profesorësh në Shkollën e mesme teknike në Podujevë.

Gjithashtu ka qenë e  diferencuar edhe në grevën e minatorëve sepse kishte organizuar punëtorët e Mirashit që të solidarizohen me minator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat