“Regjimi në Kamenicë”, Fatmir Matoshi: Po punoni me të madhe për Deqan

Aktuale

“Regjimi në Kamenicë”, Fatmir Matoshi: Po punoni me të madhe për Deqan

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:52
Largimi i posterve

Kandidati për deputet nga AKR-ja, Fatmir Matoshi, ka reaguar pas që ia larguar posterët nga Komuna e Kamenicës, pamarrë parasysh që janë  të vendosur në hapsira me kontrata të rregullta dhe valide.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se “nuk ju idhnohna asnjërit nga ju, pavarsisht faktit se sot po punoni me të madhe për Deqan, për më tepër vendosni edhe posterat e tyre nëse doni”.

Postimi i plotë:

Kjo qeverisje komunale në Kamenicë, me pas mundësi edhe ajrin, bukën edhe ujin jau ndal atyre që nuk janë me ta.

Mbyllja e shkollave nga PSD - AAK është e keqja e madhe që i ka ndodh Kamenicës.

I falenderoj nga zemra të gjitha bizneset që më kanë ofruar falas hapsirat e reklamave ( si mirënjohje për kontribut të dhënë për Kamenicën).

Regjimi në Kamenicë, paska marrë sot vendim me gojë me i largu posterat e mi të vendosur në hapsira me kontrata të rregullta dhe valide.

Nuk ju idhnohna asnjërit nga ju, pavarsisht faktit se sot po punoni me të madhe për Deqan, për më tepër vendosni edhe posterat e tyre nëse doni. Ju nuk jeni të vetdijshëm qka po bëni, nuk jeni aq të menqur me kuptu damin që po ja bëni familjeve tuaj, rrethit dhe gjithë komunës. Prandaj jeni të falur.

Unë do të bashkëpunoj me ju deri ta kryeni mandatin, llogaritni gjithmonë në mbështetjen time, do ta keni sërish, ashtu si e keni pasur sa herë keni ardhë.

Qytetarët janë më të menqur se ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat