Ambasada e SHBA-së i kundërpërgjigjet PDK-së: Nuk përkrahim asnjë parti

Aktuale

Ambasada e SHBA-së i kundërpërgjigjet PDK-së: Nuk përkrahim asnjë parti

Nga: V.R Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:00
Kadri Veseli, një kandidat për kryeministër, bëri një foto me Trump në një ngjarje në Washington në vitin 2017-të, derisa tash ai po e përdor këtë imazh në qytetin e Prishtinës, me shpresë se do ta ndihmojë në zgjedhje.

Ambasada e SHBA-ve, me seli në Kosovë, është deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan “Bota sot”.

SHBA-të, janë deklaruar se nuk do të mbështesin asnjë nga partitë politike në vend.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuevse të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se një njeri i afërt me presidentin amerikan Trump ka ardhur në Kosovë, dhe kjo është mbështetje për Kadri Veselin dhe PDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat