Refiqe Ternava: Prizren, ka ardhur koha për lidhjen e dytë! - Bota Sot
Refiqe Ternava: Prizren, ka ardhur koha për lidhjen e dytë!

Aktuale

Refiqe Ternava: Prizren, ka ardhur koha për lidhjen e dytë!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 17:09
Refiqe Ternava

Refiqe Tërnava në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë si pjesë e listës Nisma-AKR me numër 15. Gjatë një vizite në Prizren, Tërnava ka thënë se në qytetin e Lidhjes është kthyer shpresa për ndryshim dhe zhvillim.

Sipas saj, rinia e Prizrenit më 6 tetor do të jenë vendimtarë në vulosjen e ndryshimit në Kosovë.

Ajo në këtë vizitë ka qenë bashkë me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Shkrimi i plotë:

Prizreni, qyteti në të cilin ndërthuren e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja; aty ku bashkohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, sot priti me entuziazëm platformën që sjellë Aleanca Kosova e Re, me në krye Presidentin Pacolli.

Në qytetin ku u mbajt Lidhja Shqiptare me qëllim mbrojtjen e trojeve etnike, mbrëmë u vërejt shpresa për zhvillim dhe dëshira për ndryshim.

Të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit me 6 tetor do të jenë vendimtarë në vulosjen e ndryshimit në Kosovë, ashtu siç stërgjyshërit e tyre ishin vendimtarë për ruajtjen e trojeve etnike.

Prizren; ka ardhur koha për lidhjen e dytë! Bashkë për shtetin!

#BashkePerShtetin

#AKR122

#BehgjetPacolli2✅

#RefiqeTernava15✅

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...