Shkelmat e fundit të PDK-së dhe demantimi i fortë i Qeverisë Amerikane

Aktuale

Shkelmat e fundit të PDK-së dhe demantimi i fortë i Qeverisë Amerikane

Nga: V.R Më: 1 tetor 2019 Në ora: 17:26
Foto Ilustrim

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, e ka komentuar reagimin e Qeverisë së SHBA-së, se nuk do të përkrah asnjë nga subjektet politike në Kosovë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas Mazrekajt, PDK është në gjendje të bëj çdo gjë vetëm për të mbetur në pushtet. Sipas tij, kjo parti dhe kandidati i saj për kryeministër, Kadri Veseli, janë po manipulojnë me një fotografi të realizuar dy vite më parë me Presidentin Donald Trump.

Postimi plotë:

Shkelmat e fundit të PDK-së dhe demantimi i fortë i Qeverisë Amerikane

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në emër të Qeverisë Amerikane ka lëshuar një reagim ku janë deklaruar se nuk do të mbështesin asnjë nga partitë politike në vend.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në reagim.

Miq, shikoni se çka është në gjendje të bëj PDK për të mbetur ende në pushtet.

Kur janë në gjendje të manipulojnë me një fotografi të rastit dhe protokollare, të Kadri Veselit me Presidentin Donald Trump, imagjinoni se çka mund të bëjnë ditën e zgjedhjeve.

Turp për Kadri Veselin, se si manipulon me një fotografi të realizuar dy vite më parë. 

PS: Mos të harrojmë se PDK-ja e “Pronto-s”, është e gatshme për çdo gjë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat