Fjalimi dhe pritja madhështore në Pejë, Vjosa Osmani ka një mesazh të fuqishëm për kundërshtarët

Aktuale

Fjalimi dhe pritja madhështore në Pejë, Vjosa Osmani ka një mesazh të fuqishëm për kundërshtarët

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 19:09
Vjosa Osmani

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë tubimit elektoral në Pejë, tha se nuk ka para që e blenë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e madh në Kosovë, duke i besuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Oponentët tanë të kapluar nga dëshpërimi i humbjes po tentojnë të blejnë vullnetin e qytetarëve. Por vullneti i pejanëve dhe i banorëve tjerë të Kosovës nuk blihet pasi askush nuk është i gatshëm të shesë të ardhmen e fëmijëve tek ata që e rrënuan shtetin e Kosovës. Ndryshim historik po vjen më 6 tetor. Ora e ndryshimit po vjen dhe ky ndryshim që sot për rikonfirmohet në Pejë është rikonfirmuar në Prishtinë dhe në tërë Kosovën”, ka thënë Osmani.

Ajo theksoi se LDK do t'i ofrojë Kosovës një qeveri më duar të pastra e cila ja kthen shpresën rinisë kosovare.

“Rikthimi i LDK-së do të thotë rikthim i shpresës. Do të thotë rikthim i besimit ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Ne do t'i kthejmë miqtë tanë dhe do të ndërtojmë ura me ta, sepse siç e thoshte edhe presidenti historik, Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq”, potencoi Osmani.

Në qeverinë e LDK-së, sipas Osmanit, në Pejë do të vazhdojnë projektet zhvillimore.

“Me qeverisjen tonë, vëmendja e qeverisë do të kthehet tek komunat. Në Pejën tonë nuk do të ketë projekte të ndërprera, nuk do të ketë mosbashkëpunim me pushtetin lokal, do të kujdesemi që projekti Borea dhe projekte të ngjashme të gjenerojnë vende të reja të punës për rininë. Do të kujdesemi që pasuritë tona dhe burimet e ujit të mos përdoren për interesa të partive politike. Hidrocentrale politike nuk i duhen Kosovës dhe të tillat nuk do t'i lejojmë”, ka pohuar kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat