Goditje e rëndë për Kadri Veselin në prag të zgjedhjeve: PDK humbet bastionin kryesor

Aktuale

Goditje e rëndë për Kadri Veselin në prag të zgjedhjeve: PDK humbet bastionin kryesor

Nga: N.H Më: 1 tetor 2019 Në ora: 19:38
Kadri Veseli

Petrit Gashi nga Iniciativa Qytetare për Drenasin, përmes një postimi në Facebook, ka zbuluar arsyet pse Drenasi nuk është më bastion i PDK-së së Kadri Veselit.

Gashi pyet se pse nuk u organizua në shesh tubimi elektoral nga PDK në Drenas.

Sipas tij, PDK-ja e ka humb fuqinë elektorale në Drenas dhe kjo komunë po shkon drejtë reformave rrënjësorë.

Ja shkrimi i gjatë:

Dje paska mbajtur tubim elektoral në Drenas edhe PDK-ja, megjithatë siç është bërë trend në të ashtuquajturat Bastione të behën tubimet në sheshe, këtu paska ndodhur e kunderta. Lind pyetja pse nuk u organizua në shesh? Pse nuk pati entuziazëm në elektorat? Pse e ka humb përkrahjen kjo parti? E shumë e shumë pyetje të tjera.

- E para PDK-ja e ka humb fuqinë elektorale në Drenas dhe kjo komunë po shkon drejtë reformave rrënjësorë duke u larguar nga partia e cila e ka shndërruar në komunën me të varfër, e cila ja ka mbylle se paku 3 shkolla, e cila e ka shkatërruar ekonominë, e cila ja ka grabitur pronat, e cila nuk ka ndërtuar dhe zhvilluar asgjë, e cila ka kategorinë me të lartë sociale, e cila ka infrastrukturën me të shaktrruar etj;
- E dyta, vetëm nxënësit të cilët i kanë detyruar të shkojnë madje edhe me roje kanë marrë pjesë në sallë, dhe përkundër kësaj kishte mjaftë vende të lira ( shikoni në foto)
- E treta, për 20 vite me radhe janë dy apo tri familje që udhëheqin më komunën dhe behën kandidat/e për deputet nga kjo parti, dhe rrjedhimisht populli është lodhur nga injorimi i mijëra të rinjve nga kjo komune që kanë kapacitet të mëdha;
- E katërta, tanimë qytetari i Drenasit ka marrë tjera drejtime dhe është larguar përfundimisht nga tradita 20-vjeqare e votimit blanko sepse ka kuptuar se 20 vite me radhë është gënjyer, shantazhuar, manipuluar dhe në fund ka qënë subjekt i sulmit duke e shpallur tradhtar vetëm pse mendon ndryshe.

Pra, dje DRENASI tregoj se nuk është BASION i askujt, dhe të dielën qytetaret do të ndëshkojnë manipuluesit 20-vjeçar dhe do vendosin votën ndryshe. Pra, tubimi i djeshëm tregoj se atyre ju ka humb edhe filli dhe nuk e dine se a mbahen zgjedhjet me 6 apo me 8 tetor, sepse frika e humbjes i ka pushtuar tej mase.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat