Lutfi Haziri: Uao çfarë dite e mirë për LDK-në, me masovitet e vulosen fitoren e Vjosës – ka disa fjalë për Kadri Veselin

Aktuale

Lutfi Haziri: Uao çfarë dite e mirë për LDK-në, me masovitet e vulosen fitoren e Vjosës – ka disa fjalë për Kadri Veselin

Nga: N.H Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:26
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment për tubimet e LDK-së nëpër komuna.

Ai është shprehur falënderues të gjithë qytetarëve për masovitetin e treguar sot.

Haziri gjithashtu ka drejtuar akuza ndaj Veselit të PDK-së, duke i thënë se, “E atyre që nuk iu kemi lanë vend askund e po folin vetmeveti, po krijojnë storie të rrejshme kishe Trump po i mbështetë, e na krejt e dijmë që kjo s’është e vërtetë”.

Ja shkrimi i Hazirit:

Uao çfarë dite e mirë per #LDK. #Istogu, #Peja e #Prishtina 4 (Dardania) me masovitet, e vulosen fitoren e madhe të Vjosës dhe ekipit të madh.

E atyre që nuk iu kemi lanë vend askund e po folin vetmeveti, po krijojnë storie të rrejshme kishe Trump po i mbështetë, e na krejt e dijmë që kjo s’është e vërtetë.

Kosova e beson veç të vërtetën. Kosova i beson veç Vjosa Osmanit. Ju falëmnderit shumë.
Kam me mbetë gjithmonë, Luta i Juaj!

#LDK134
#Beso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat