Miftaraj tregon karakteristikat e fushatës: Një parti paska vendos ta luftojë korrupsionin me ish këshilltarët e Trump-it

Aktuale

Miftaraj tregon karakteristikat e fushatës: Një parti paska vendos ta luftojë korrupsionin me ish këshilltarët e Trump-it

Nga: G.B Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:34
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka treguar karakteristikat e ditës së shtatë të fushatës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se si partitë kanë okupuar hapësirën televizive përmes sponzorizimit, tjetra ka vendosur ta luftojë korrupsionin që e ka mbjell vet e tjera ka vendosur ta luftojë korrupsionin me ish këshilltarët e Trump.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Karakteristike e dites se shtate te fushates:

1. Nje parti politike e paska okupu pothuajse krejt hapesiren televize permes sponzorizimit ne shumicen e televizioneve kryesore dhe portale (qytetaret e kane te lehte me kuptu se perveq pasurimit personal te politikaneve te korruptuar me qindra hektare toke, shtepi, villa, miliona euro ne kesh dhe banka, nje pjese e mire e korrupsionit e shohim ku ne keto reklama)!

2. Partia politike qe ne partneritet me partine kundershtare e ka mbjell korrupsionin, e ka ujite, e ka rrite, papritmas paska vendos me luftu te njejtin. Interesant, gjate fjalimit te flakte kunder korrupsionit perballe e kishte njeriun qe ishte akuzuar per korrupsion dhe me nje buzeqeshje te lehte, sikur deshti me tregu se fjalimi eshte pjese e nje komedie te cilin vetem populli i pafajshem e blen! Ty nuk te prek kerkush.

3. Tjetra parti paska vendos me luftu korrupsionin me ish-keshilltaret e Trump! Trump-i hiq nuk i ka punet mire as vet edhe hiq nuk e din a e pret viti i ri si President i SHBA-ve. Plus nuk e kuptum kush i pagoj hamburgerat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat