Edhe kjo ndodh në Kosovë: Kandidati i AAK-së bën thirrje të votohet kandidatja nga PDK

Aktuale

Edhe kjo ndodh në Kosovë: Kandidati i AAK-së bën thirrje të votohet kandidatja nga PDK

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 21:12
Gani Dreshaj

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë ndarë mendjen që të votojnë PDK’në, të votojnë kandidaten Ariana Musliu-Shoshi.

“Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë mbase më bën të mendoj ndryshe”, ka shkruar Dreshaj.

“Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK’në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste. Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK’së është një femër e jashtëzakonshme. Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo”

Ky është postimi i plotë i tij:

 

Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe ?.

Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.

Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.

Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.

Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.

Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike ?.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat