Deputetët e Vetëvendosjes që i duhen Kuvendit të Kosovës, flasin analistët

Aktuale

Deputetët e Vetëvendosjes që i duhen Kuvendit të Kosovës, flasin analistët

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Lista prej 110 kandidatëve të Vetëvendosjes, pas ndarjes së saj u përplotësua me emra të rinj, të cilët po preferohen edhe nga analistët politikë në Zona Zgjedhore.

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka bërë zgjedhjet e tij prej 20 kandidatëve me Glauk Konjufcën që prin në krye të listës së tij.

“Lista e Vetëvendosjes është përfaqësim i asaj që ka të bëjë me këtë parti dhe nuk është pjesë e shijes sime”.

“I pari që kisha zgjedhur është Glauk Konjufca, i cili është një person me përgatitje të mirë shkollore dhe që di t’i artikulojë politikat e VV-së. I dyti është Mefail Bajqinovci, i cili është prurje interesante e VV-së. Ai është i angazhuar dhe i palodhshëm në punën e tij”.

“E treta është Albulena Haxhiu – ajo ka një traditë familjare nacionaliste që për mua thotë shumë. E katërta është Arbërie Nagavci, një eksperte e arsimit dhe një zë interesant në Kuvend, ku duhet të jetë”.

“I pesti është Rexhep Selimi, një person i rëndësishëm i UÇK-së. E gjashta është Saranda Bogujevci për angazhimin në Kuvend, luftën që ka bërë dhe tragjedia e saj familjare”.

“I shtati është Avni Zogiani – një gazetar, aktivist i shoqërisë civile. I teti është Yll Rugova, një intelektual i ri. E nënta është Mimoza Kusari- Lila për shkak të trashëgimisë së saj politike, por për lëvizjet e saj në politikë mendoj se ka humbur pikë”.

“I dhjeti është Shpejtim Bulliqi është një prurje interesante dhe ka lëvizur votat në Llap. Në numër 11 është Arbër Rexhaj – i ri dhe i artikuluar. 13 është Labinota Demi-Murtezaj”.

Por ndryshe nga analistët e tjerë, Valon Syla, tha se dëshiron që të jetë i sinqertë duke mos dhënë listën e kandidatëve të VV-së. Arsyeja e tij është se në këtë parti pyetet një njeri.

“Në esencë unë mendoj që Vetëvendosja është një organizatë e cila është ndërtuar rreth kultit të individit dhe lista nuk është fort e rëndësishëm sepse pyetet vetëm një njeri. Ky ka treguar pozicione antikosovare dhe në procese të rëndësishme ato pozicione kanë rënë ndesh me Qashington, Brukselin”.

“Do të ishte i pasinqertë të propozoj. Ka të rinj dhe vajza të reja idealistë – po që mendoj se nuk do t’i pyet kush”.

Analisti politik, Faton Abdullahu, tha se qasja e tij do të jetë më ndryshe se e parafolësit e tij edhe pse në disa pika pajtohet me të.

“I pari është Shpejtim Bulliqi – përkundër mospajtimeve të mëdha sa i përket demarkacionit, çështjen me të cilën jam marrë dhe kam parë se ka një qasje krejt të kundërt. Atij nuk duhet t’i mbyllet goja por t’i jepet mundësia edhe pse mendoj që e ka gabim dhe e ka pasur edhe në aspektin profesional. Por unë jam që ai të jetë në Kuvend dhe të shohim se mos ka diçka të vërtetë ai”.

“Personaliteti i dytë nga VV që kam zgjedhur është intelektuali Hysamedin Feraj, të cilin e konsideroj si nj nga ideologët e VV-së. Ai ka krijuar bazën mbi ku është ndërtuar VV-ja. E shpjegon nacionalizimit shqiptar që ka zënë vend te kjo parti”.

“I treti është Avni Zogiani – do të duhej të ishte në kuvend, i njeh mediat njerëzit e saj dhe i njeh OJQ-të. Ajo që kam shquar te ai është se ka një qasje të sinqertë kundër korrupsionit”.

“Për të njëjtin arsyetim duhet të jetë i treti edhe Mefail Bajqinovci- për një qasje të mirë ndaj korrupsionit”

“I katërti është Hidajtet Hyseni – është intelektual dhe politikisht i ndershëm dhe një zë i sinqertë dhe është mirë që të ishte në Kuvend. I pesti është Glauk Konjufca. Ai është i artikuluar dhe e sheqeros mendimin tij me humor dhe satirë që i duhet Kuvendit”.

Për analistin politik, Adrian Çollakun, ishte e vështirë që të zgjedhen 20 kandidatë nga lista e Vetëvendosjes. Por edhe ai e fillon listën e tij me Glauk Konjufcën.

“Glauk Konjufca mbetet shtylla e VV-së dhe e meriton që të jetë në Kuvend edhe për mënyrën se si argumenton. I dyti është Mefail Bajqinovci jo vetëm si koleg, por ishte një zë i vazhdueshëm i këtyre dukurive negative si korrupsionin dhe krimit të organizuar”.

“I treti është Yll Rugova – nëse e përcjellim është më konkret për dallim prej shumë kandidantëve që flasin. E katërta është Saranda Bogujevci, e cila duhet të jetë në Kuvend”.

“I pesti është Hajrullah Çeku, i gjashti Taulant Kryeziu, i shtati Fitim Uka që ka të arritura edhe në karrierën e tij shkencore. E teta është Tinka Kurti – për kontributin që ka dhënë në lëvizje. Pra jam munduar që të ketë një numër të konsiderueshëm të grave në këtë listë”.

Analisti politik, Ismail Tasholli, tha se Vetëvendosja ka një mbidozë të filozofëve brenda partisë.

“Vetëvendosja ka overdozë me filozofë brenda vetes është një pozicion kontradiktor me mendimin tim për politikën”.

“Arjeta Fejza dhe Glauk Konjufca janë studiues të filozofisë dhe në rrafshin e gjuhës janë më të artikuluar dhe e dinë si funksionin gjuha në princip. I treti që e kisha zgjedhur është Hekuran Murati si prurje e re dhe një ekonomist që ka një qasje racionale”.

“I katërti është Hajrullah Çeku pasi vjen nga shoqëria civile dhe ka çka jep. I pesti është edhe Yll Rugova që e meriton të jetë Kuvendit të ardhshëm duke e pasë parasysh edhe me aktivitet e tij kulturore”.

“I gjashti është edhe Avni Zogiani që është një zë interesant që kish çka me dhënë brenda Kuvendit. E shtata është Mimoza Kusari- Lila për shkak të përvojës së saj prej shoqërisë civile deri te një politikane dhe një përvojë brenda qeverive të caktuara”.

“Mefail Bajqinovci- vjen nga bota e mediave dhe është një djalë i artikuluar që e meriton”.

“Jam munduar ta bëj një kompromisin gjinor, një pjesë e tyre e madhe janë femra. Për shkak të sinqeritetit po them se disa nuk i kam njohur për shkak të shpejtësisë së prurjeve dhe ndarjes që ka ndodhur në VV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat