Çartet Milaim Zeka: Rreni bre rreni, në zgjedhje vetëm varreve keni me ju folë

Aktuale

Çartet Milaim Zeka: Rreni bre rreni, në zgjedhje vetëm varreve keni me ju folë

Nga: N.Sh Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:43
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka po thotë se kundërshtarët e tij politik, nuk po lajnë metodë pa përdorë vetëm me rrejt e me mashtrua këtë popull.

Ai thotë se po rrejnë me emrin e Adem Jasharit, me Ibrahim Rugovën dhe me dëshmorë e me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, në zgjedhjet që vijnë kanë me ju folë vetëm varreve.

Postimi i plotë:

Ne jemi parti e re. Nuk kemi autobusa. As para te popullit me ju pagu njerezeve benzin per me ardhe mbas neve neper tubime. Ama ne jemi rekord ne dergimin e mesazheve tona. Pa shikoni pak kete sondazhin tone te nxjerrur nga fb. Me ne nuk mundeni. Ne nuk ju mujme juve ne prapesira, ama popullit sinqerisht ju keni neverite.

Nuk keni lane metode pa perdore vetem me rrejte e me mashtru kete popull. Rrej me emrin e Adem Jasharit. Rreje me Ibrahim Rugoven. Rreje me deshmore e me UÇK ne.

Tash rreni me Ameriken, dikush me Gjermanine. Ani bre, rreni. Ne zgjedhjet qe vijne vetem vorreve keni me ju fole...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat