Shqiptarët pyesin Trumpin: A e di që Whitaker ka bërë fushatë për PDK-në në emër të SHBA-së?

Aktuale

Shqiptarët pyesin Trumpin: A e di që Whitaker ka bërë fushatë për PDK-në në emër të SHBA-së?

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:04
Presidenti amerikan Donald Trump

Një ditë pasi që ish-prokurori amerikan, Matthew Whitaker qëndroi në Kosovë si dhe mori pjesë në fushatën e PDK-së në Gjilan nga ku tha se e mbështet këtë parti, në Twitter shqiptarët nga Kosova kanë filluar një fushatë ku i shkruajnë presidentit amerikan, Donald Trump, duke e pyetur nëse është në dijeni për këtë.

Një numër i madh i kosovarëve kanë filluar duke postuar në Twitter, një pyetje për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke kërkuar nga i njëjti përgjigje nëse ka informacione se ish-prokurori amerikan, Matthew Whitaker ka qëndruar në Kosovë, duke mbështetur PDK-në në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo duke u thirrur në emër të SHBA-së.

“Ne, populli i Kosovës, do të donim të dinim nëse ju z.President jeni në dijeni që Thatthew Whitaker ka qëndruar në Kosovë për të përkrahur një parti politike ne emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës #zgjedhjetnëKosovë”, shkruhet në postimet që janë shpërndarë, e që nuk janë të pakta në numër.

Kjo vjen një ditë pasi që Partia Demokratike e Kosovës, tha se presidenti amerikan Donald Trump e ka dërguar një përfaqësues në Kosovë për ta përkrahur këtë parti në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor.

Whitaker ka mbajtur edhe një fjalim në tubimin elektoral të PDK-së në Komunën e Gjilani.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat