Vjosa Osmani para llapjanëve zbulon premtimin që ia dha Agim Kikajt - Bota Sot
Vjosa Osmani para llapjanëve zbulon premtimin që ia dha Agim Kikajt

Aktuale

Vjosa Osmani para llapjanëve zbulon premtimin që ia dha Agim Kikajt

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:24
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar premtimin që ia ka dhënë të ndjerit Agim Kikaj.

Gjatë një tubimi në Podujevë, Vjosa Osmani ka treguar se në librin e përkujtimeve për Agim Kikajn, ajo ka shkruar se nuk do të lejojë që të përçahet LDK-ja.

“Unë këtu në Llap po e shoh se ju nuk do të ndaleni së përkrahuri frymën e ndryshimit të madh – ky ndryshim i madh do të festohet bashkë me juve me 6 tetor”.

“Ne i kemi edhe këto tre ditë për t’i treguar të gjithë botës se sa të mishëruar me frymën Rugoviane ne jemi qe 30 vjet. Jemi besatuar me njëri-tjetrin sikur në kohën e presidentit historik, Ibrahim Rugovës”.

“Dua ta veçoj Agim Kikajn me të cilin unë kam ndarë zyrën për disa vite me radhë. Në librin e përkujtimeve unë e kam shkruar një fjali – është që premtimin që ta kam dhënë do të mbajë deri në fund”.

“Dua këtu para llapjanëve të tregoj se cili ka qenë premtimi që ia dhashë atij”.

“Kur njerëzit e nëntokës tentonin të na përçanin, njeriu më i butë i LDK-së ka qenë Agim Kikaj. I kam premtuar atij që nuk do ta lejoj askënd që ta përçajë Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...