Senatori republikan Barraso qëndron në veriun e Kosovës, viziton kampin e ushtarëve amerikanë

Aktuale

Senatori republikan Barraso qëndron në veriun e Kosovës, viziton kampin e ushtarëve amerikanë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:26
John Barrasso, senator amerikan

Senatori amerikan, republikani John Barrasso, nga Wyoming, ka qëndruar për një vizitë një ditore në veriun e Republikës së Kosovës, atje ku është e vendosur Garda Kombëtare amerikane.

Barraso atje ka takuar ushtarët amerikanë, ndërsa këta të fundit janë kujdesuar që ta bëjnë senatorin të ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Senatori Barraso  shpenzoi një ditë në veri të Kosovës me trupat nga Garda Kombëtare e Wyoming, të cilët janë të vendosur atje. Duket që ushtarët kanë sjellë me vete edhe pjesë nga Ëyoming, që ta bëjnë të ndjehet atë si në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Barraso në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Barraso ka qenë në Kosovë edhe në vitin 2011 më 28 nëntor, për nderë të festës kombëtare amerikane të “Ditës së falendërimeve”/Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat