Goditje Haradinajt, një zyrtar i “shtegton” në PDK

Aktuale

Goditje Haradinajt, një zyrtar i “shtegton” në PDK

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:58
Pamje nga takimi

U cilësua si goditje për PDK-në, por rikthet sërish në folen e tij të vjetër..

Kryetari i Drenasit dhe njëherësh edhe anëtar i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se Xhelal Canziba është rikthyer në partinë e tij.

Ai përmes një postimi ka publikuar edhe një foto me Canziben, për të cilin thotë se është rithyer për të perkrahur Kadri Veselin.

“Xhelal Canziba, shoku ynë i moçëm, u rikthye në shtëpi, për ta përkrahur vizionin e liderit Kadri Veseli dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit, kundër korrupsionit dhe dukurive negative në vendin tonë, për zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë tanë.

Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ndryshe, në vitin 2017 Canziba kishte kaluar në AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat