Florin Krasniqi: Armët i transportuam me aeroplan nga SHBA-ja, 72 tonë i sollëm në Kosovë

Aktuale

Florin Krasniqi: Armët i transportuam me aeroplan nga SHBA-ja, 72 tonë i sollëm në Kosovë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:58
Florin Krasniqi

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Krasniqi ndër të tjera në ëktë emision ka folur edhe për transportimin e armëve nga SHBA’të në zonat e luftës në Kosovë. Ai thotë se armët i kishin transportuar me aeroplanë prej aeroporteve të SHBA’së.

“Armët i transportuam me aeroplanë. Ne kishim licensat e gjuetarëve për të i transportuar ato”, tregoi Krasniqi.

“Më kujtohet jnë rast kur na zunë armët në Milano, jo më falni ishte në Zvicër. Aty na ndaluan dhe nuk na lejuan të shkonim tutje. U detyruam të i gjënjenim duke u thënë se i kishim armët për gjueti dhe që nga Tirana po shkonim në Tanzani të gjuanim elefantë”

Tutje ai tregoi se diku 72 tonë armë i kishin sjellë gjithsej në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat