Vjosa Osmani: Po e ndjejmë frymën e fitores sikur në kohën e Rugovës

Aktuale

Vjosa Osmani: Po e ndjejmë frymën e fitores sikur në kohën e Rugovës

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:51
Vjosa Osmani

“Kur çohen në këmbë ushtarët e Ibrahim Rugovës nuk ka që i ndalë askush. Ne po e ndiejmë frymën e fitores sikur në kohën e Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Festa në gjithë Kosovën tashmë ka filluar por ky vullnet qytetar duhet kurorëzuar me pjesëmarrje masive në zgjedhje”, tha të mërkurën në Shtime, Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

Ajo pohoi se ata që po e quajnë Shtimen bastion të tyre, le të kthehen ta shikojnë këtë tubim dhe do të binden se po e mashtrojnë veten keq.

Vjosa Osmani pohoi se me këtë entuziazëm dhe me një organizim të mirë që do të bëjmë, LDK-ja do t’ua kthej qeverisjen e mirë edhe qytetarëve të Shtimes.

Image

“Ju premtoj se pas fitores në këto zgjedhje, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, por do të humbin ata që janë të korruptuar. Ata janë pasuruar pa punuar asgjë, por duke vjedhur qytetarët e Kosovës. Duke ua vjedhur të ardhmen fëmijëve tuaj. Duke ua shuar ëndrrat të rinjve tanë. Më 6 tetor duhet t’i ndalim dhe jam e bindur se do t’i ndalim”, shtoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat