Koordinatori Nacional për Reformë Shtetërore, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë sot në tubimin e koalicionit AAK-PSD në qytetin e Prizrenit.
Tahiri thotë se Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashkë për t’i mbrojtur tokat nga coptimi.
“Tash, 141 vite pas, sërish Kosovës i duhet një bashkim për 100% Kosovë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.
“Kryeministri Haradinaj i hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it. Pa inate, u dha zgjidhje e mbështetje secilës kërkesë. Prizrenit e Kosovës i kemi transformuar mbështejen e lirisë në rrugëtim për zhvillim. Parku Inovativ Gjerman, është dëshmi e seriozitetit për zhvillim dhe partneritetit”
Ky është postimi i plotë i tij: