Pacolli: Është dëshira ime e flaktë që ta udhëheq Kosovën qoftë edhe një vjet

Aktuale

Pacolli: Është dëshira ime e flaktë që ta udhëheq Kosovën qoftë edhe një vjet

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:48
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se në politikë ka hyrë vite më parë me shpresën se mund ta ndihmojë Kosovën.

“Ndoshta edhe shkoj nga politika dhe mbetet një dëshirë e paimplementuar. Qytetarëve u kam ofruar me tërë qenien time deri tani. Deri tani nuk janë bindur që jam i denjë për ta drejtuar Kosovën”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.

“Njerëzit më kanë gënjyer nuk kanë qenë korrekt, por unë ecë sepse më kanë interesuar të bëmat e mia. Të tjerët që kanë pasë qëllime të këqija jam munduar t’ua ndërroj mendimin me dashuri e respekt”.

“Sot kemi ardh në një pikë që diçka më tepër të bëjë. Qytetarët ta vendosin nëse iu duhet një njeri i sinqertë, e dimë numrin tim dhe koalicionin që jam. Nëse deri tash nuk janë bindur unë s’kam mekanizëm tjetër. Dalja prej politikës Behgjet Pacollit nuk i bën keq sepse kam alternativa tjera të jetesës. Jam këtu i sinqertë me bagazhin tim që t’i kontribuoj Kosovës. Mbetet dëshira ime e flaktë që një ditë ta udhëheq Kosovën, qoftë ai edhe një vjet dhe ta shohim se është e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat