Visar Hoti: Nëse LDK-ja hyn në koalicion me PDK-në, unë e dorëzoj mandatin

Aktuale

Visar Hoti: Nëse LDK-ja hyn në koalicion me PDK-në, unë e dorëzoj mandatin

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:33
Visar Hoti

Kandidati për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Visar Hoti, i cili është magjistër i ekonomisë ka treguar se e pati shumë të lehtë të zgjedhte subjektin politik pasi sipas tij që nga fillimi ishin pjesë e krijimit të LDK-së që prej gjyshit dhe se njëra degë e LDK-së në Podujevë është krijuar pikërisht në një nga lokalet e familjes dhe se kjo gjë veçse i ka mbajtur konsistent në LDK, por që sipas tij kjo është edhe partia  më e mirë, më e hapur dhe më demokratike.

“Mendoj se njerëzit duhet të hyjnë të përgatitur në politikë dhe jo të përgatiten më pas, pasi që Kosova nuk ka kohë me humb që t’u jepet rasti njerëzve të pashkolluar e që t’i humbin katër vite në Parlament e që më pas të kërkojnë t’u besohet se mund të bëjnë më shumë për Kosovën. Mendoj se kemi eksperiencë të mirë në ekonomi dhe biznes dhe kontributi jonë ka me qenë kontribut i mirë”,tha ai.

Ai theksoi se nuk ka pas nevojë t[i realizojë qëllime te tij në politikë pasi ka jetë mesatare, por që përmes politikës t’i jepet kontribut familjeve.

Kauza e Hotit në politikë parashihet të jetë krijimi i vendeve të punës përmes zhvillimit të bizneseve të v vogla dhe të mesme.

“Unë LDK nuk e ndërroj për asnjë çmim monetar, muj me ndrru veç nëse vjen puna që LDK me u vu kundër dëshirë së popullit,  por në asnjë rast partinë nuk e ndërrojë. Jemi rrit me LDK-në. Njerëzit që më njohin besoj se janë të bindur në këtë që po e them. Unë kam një grup të njerëzve ekspertë të ndryshme të cilët po më ndihmojnë e me të cilët shtyjë kauza të ndryshme përpara”, shtoi Hoti.

Sipas Hotit, LDK e ka një qëndrim dhe një vendim, Këshilli i Përgjithshëm që me të vërtetë i ka qit vijë të kuqe koalicionit me PDK-në.

“Megjithatë njerëzit ose PDK mundo9het me i nxitë njerëzit që do të shkojmë m e LDK-në me qëllim që të zbehë vullnetin dhe frymën e krijuar nga Vjosa Osmani, por kjo është e pamundur edhe për LDK-në edhe për koalicion”, tha ai.

Hoti tha gjithashtu se është betuar para elektoratit të tij se si deputet i LDK-së në asnjë rast për asnjë çmim nuk do të votoj koalicionin me PDK-në.

“Për këtë qëndroj stoikisht që nuk ndodhë me mu, unë në rast se vjen ajo që ka mundësi me ndodhë e kam të lehtë, populli që më voton mundem mandatin me ua kthy njerëzve, por në asnjë rast me votu koalicionin me PDK-në”, theksoi Hoti.

Ai ndër të tjerash tha se meriton përkrahjen e qytetarëve sepse ka përgatitje dhe vjen prej një sfere të rëndësishme si ekonomia, dhe Kosovës i vyen zhvillimi ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat