Kandidati për Kryeministë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar famijlen për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se ky është një lajm pikëllues për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.
"Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.
Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre.
Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit.
I qoftë i lehtë dheu", ka shkruar Haradinaj.