Kryetari i nëndegës së AAK-së e voton Albin Kurtin për kryeministër

Aktuale

Kryetari i nëndegës së AAK-së e voton Albin Kurtin për kryeministër

Nga: D.RR Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:06

Kryetari i nëndegës së AAK-së në Arbëri, ka bërë të ditur se ai do ta votojë Albin Kurtin, ndonëse i përket partisë së Ramush Haradinajt, shkruan “Bota sot”.

I pyetur se a ka ardhur dita për Albin Kurtin, ai ka thënë se po dhe duhet ndryshime në vend.

“Mendoj se po. Unë jam kryetar i degës së AAK-së në lagjen Arbëria në Prishtinë, por mendoj se vendi ka nevojë për ndryshim. Duhet me ardh dita se janë lodh populli. Janë lodh me këto zhgënjime dhe duhet marrë të rinjtë sepse u bënëm hor para botës. Ka ardhur koha që krejtve me ua tregu vendin”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat