“E vërteta doli sheshit, edhe për Konjufcën që ishte SHIK edhe për Albinin që mori para nga Devollët"

Aktuale

“E vërteta doli sheshit, edhe për Konjufcën që ishte SHIK edhe për Albinin që mori para nga Devollët"

Nga: N.Sh Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:47
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet i PSD-së, Dardan Molliqaj përsëri ka reaguar në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, e vërteta doli sheshi për këtë parti, për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, edhe për Albin Kurtin që mori para nga Devollët.

Molliqaj thekson se, sado që duket i vrazhdë do ta thotë të vërtetën vazhdimisht.

Ai madje, thotë se Kosova nuk e ka luksin që të largojë nga pushteti PDK-në për ta sjell LVV, apo siç e quan ai PDK 2.0.

Postimi i plotë:

Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët.

Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV).

Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat