Limaj: Njerëzit janë lodhur nga protagonizmi individualë, vendit i duhet projekti i Nismës, Bashkë për Shtetin!

Aktuale

Limaj: Njerëzit janë lodhur nga protagonizmi individualë, vendit i duhet projekti i Nismës, Bashkë për Shtetin!

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:03
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj thotë se gjatë këtyre ditëve të fushatës, janë takuar me të gjitha moshat, e shtresat e Kosovës, ku ka prezantuar projektin e Nismës Bashkë për Shtetin!.

Limaj ka thënë se qytetarë të shumtë anëkend vendit i kanë dhënë mbështetje projektit sepse është projekt që afron e bashkon njerëz me energji pozitive e në sherbim të vendit.

“Sot projekti ynë “Bashkë për shtetin”, ka ngritur të gjithë në këmbë të të gjitha moshave, që nuk e duanë gjuhën helmuese dhe të mashtrimeve dhe po i bashkohen projektit që ofron e qe bashkon të gjitha qytetarët për të forcuar dhe ndërtuar shteti.”, ka thënë Limaj për EO.

“Po rrehin gjoks që pa mua nuk bëhet shteti, pa mua nuk çlirohet, pa mua nuk zhvillohet Kosova, pa mua nuk mbrohet Kosova. Nuk është ashtu, Kosova ka ardhur këtu bashkë,duke iu falenderuar atyre baballarqve e intelektualëve, e punëtorëve, studentëve, vajzave dhe djemëve të rinjë dhe gjithë Kosovës ka ardhur projekti i lirisëtë Kosovëa dhe projekti i Pavarësisë. Ne nuk heqim dorë, dhe është shpërblyer vendosshmëria jonë”, deklaroi Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat