Vuçiq me spot iu adresohet serbëve në tubimin në Mitrovicë, ku ju kërkon dalje në votim edhe votë për Listën Serbe

Aktuale

Vuçiq me spot iu adresohet serbëve në tubimin në Mitrovicë, ku ju kërkon dalje në votim edhe votë për Listën Serbe

Nga: F.B Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:03
Aleksandër Vuçiq

Porosia ime, serb dilni në votime në numër sa më të madh, sepse votojmë për mbijetesë në Kosovë, votojmë për rrogat në shkolla spitale, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Në tubimin përfundimtar parazgjedhor të Listës Serbe në Mitrovicë u emetua spoti me porosinë e Vuçiqit kur fton serbët të votojnë LS.

" Porosia ime, serb dilni në votime në numër sa më të madh, sepse votojmë për mbijetesë në Kosovë, votojmë për rrogat në shkolla spitale, , sepse do të hiqen nëse nuk kemi të drejtë vote dhe nuk dëgjojmë zërin e serbëve. Serbia thërret ndërsa unë ju lus të tregoni përgjegjësi edhe seriozitet, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq.

Vuçiq para dy ditëve ka dërguar thirrje publike serbëve të Kosovës që të votojnë LS , duke tërhequr vërejtjen në mundësinë e manipulimit dhe instalimit të të serbëve të dëgjuar, shkruan “Novosti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat