Eksperti amerikan: Ja pse është budalla ai që i tha Veselit ta përdor foton me Trumpin

Aktuale

Eksperti amerikan: Ja pse është budalla ai që i tha Veselit ta përdor foton me Trumpin

Nga: A.ZH Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:17
Donald Trump dhe Kadri Veseli

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka hedhur sërish kritika ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Ky i fundit, po përdor një fotografi të realizuar vite më parë me presidentin amerikan Donald Trump, në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, sipas profesorit amerikan, ai që i ka sugjeruar Veselit të përdorë këtë foto me Trumpin, është budalla, përcjell Bota sot.

“Politikani nga Kosova Kadri Veseli, i cili u takua me Trumpin pothuajse 3 vjet më parë, tani është duke u përpjekur të përdorë foton në një fitore zgjedhore për veten e tij.

"Njerëzit e Kosovës e kuptojnë që një Amerikë e fortë do të ndihmojë që Kosova të bëhet më e fortë," tha Veseli.

Kushdo që i sugjeroi Veselit të përdorë këtë foto me Trump është një budalla, pasi Trump nuk i jep kredibilitet kujtdo që e lidh atë me veten e tij:, ka shkruar në një postim në Facebook Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat