Daut Haradinaj: Më parë do të kisha besuar se Papa bëhet mysliman sesa Hisen Berisha kalon në PDK

Aktuale

Daut Haradinaj: Më parë do të kisha besuar se Papa bëhet mysliman sesa Hisen Berisha kalon në PDK

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 21:14
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, ka shprehur edhe njëherë mos pajtueshmërinë e tij për themelimin e Gjykatës Speciale.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shokëve të tij nga PDK-ja nuk do t’ua fal themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ata e krijuar këtë gjykatë. Thoshin do t’i largojmë disa re të zeza e ku e di unë. Kemi pasur Gjykatën e Hagës, UNMIKU-t, EULEX-it tash prapë një Hagë tjetër. Kjo nuk do të na bën ndonjë dëm të madh por po terrorizon shoqërinë tonë”.

Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD ka thënë se nëse Gjykata e Hagës pretendon të nxjerrë akterët kryesor nga politika apo lufta liria jonë do të jetë e rrezikuar.

“Përpjekja jonë, lufta jonë, sakrifica jonë do të ketë një goditje ndër brez nga disa akterë që ndoshta duke tentuar të shpëtojnë kokën e vet kanë çuar duart”.

Haradinaj thotë se në kohën e themelimit të Gjykatës Speciale shumë luftëtarë nga Drenica kane qenë në burg.

“Unë personalisht do të jem kundërshtarë i Gjykatës Speciale deri në sekondën e fundit”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD, ka thënë se ai “më parë do të kishte besuar se Papa shkon në Meke e bëhet musliman sesa Hisen Berisha kalon në PDK”.

“Në politikë ish e mundur gjithçka”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat