Mësohet arsyeja e përjashtimit të AKA-së nga ENQA

Aktuale

Mësohet arsyeja e përjashtimit të AKA-së nga ENQA

Nga: M.H Më: 3 tetor 2019 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), u përjashtua nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky përjashtim ndodhi si vazhdë e mungesës së vëmendjes dhe vullnetit politik për avancimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Për më tutje, ky është një hapë mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim-Asociimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave. Për këtë përjashtim patë shumë reagime duke fajësuar politikën e shtetit për mos kontributin e vazhdueshëm dhe mungesë të vullnetit nga institucionet politike.

Lidhur me këtë ngjarje analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që kjo klasë politike e ka sjellë arsimin në këtë gjendje dhe se ky sistem ka bërë që të dalin edhe shumë analfabetë me diploma.

Më tej, Krasniqi, shprehët që ENQA është një institutin serioz dhe se nuk është odë burrave për të treguar përralla.

“Arsimi në Kosovë qëllimisht është degraduar nga kjo klasë politike në dy dekadat e fundit. Nga partitë që na kanë qeverisur deri më tash, herë disa parti bashkë, e herë parti të tjera.

Image
Faik Krasniqi

Kjo klasë politike është pjellë e këtij sistemi të keq arsimor. Ky sistem arsimor ka prodhuar me mijëra analfabetë me diploma. Edhe sot ky sistem arsimor në publik dhe atë privat, vazhdon të na prodhojë analfabetë. Si pasojë e prodhimit të këtyre analfabetëve me diploma, shteti është në gjendje të mjerueshme. Kosova është bërë fabrikë gjigante për prodhimin e analfabetëve me diploma.

Perëndimi funksionon ndryshe. Jam çuditur kur ENQA e patë pranuar AKA si anëtare të saj. Por aspak që është përjashtuar nga ky institucion. Ai është institucion serioz dhe jo odë burrash për të treguar përralla fshatareske”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat