Abdixhiku-Vetëvendosjes: Gdhenduni nëse dëshironi koalicion me ne

Aktuale

Abdixhiku-Vetëvendosjes: Gdhenduni nëse dëshironi koalicion me ne

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:05
Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se VV duhet ta duan vendin e vetë.

“Dy fryma që janë në thelb të pa negociushme, e para është kosovocentrizëm, pra orientimi politik ndaj Kosoves si shtet i pavarur, si projekt i përhershëm, jo si eksperiment e jo si fazë testuese, pra Kosova si stacion përfundimtar, partnerët tanë duhet ta dojnë Kosovën duke mos i dëmtuart raportet me jashtë”, ka thënë ai.

“Drejtpërsëdrejti për VV që ta dojnë vendin e vetë dhe jo të diskutohet a shkon një linder në stadium apo a ngrihet në këmbë për nderim të një himni, por sepse e don këtë vend, duhet ti shërbej një gjenerat që e don këtë vend”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Tutje, ai ka thënë nëse Vetevendosje është e gatshmë le të themi t’i gdhend parimet e veta dhe t’i përshtate këtij programi dhë këtyre bindjeve të LDK’së, natyrisht që do ta konsiderojmë si partner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat